FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta Silvia Conti, “gjyqtarja e hekurt” e serialit “Oktapodi”

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare aktorja e mirënjohur  franceze Patricia Millardet.

Ajo vdiq pas një sulmi në zemër (infarkti) në spitalin San Camillo në Romë këtë pasdite.

Në Itali, ku jetonte nga fundi i viteve 1980, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo, ajo u bë e njohur për publikun e gjerë pas interpretimit të rolit të gjyqtares kurajoze dhe të pakorruptueshme Silvia Conti në “Oktapod”,seriali i luajtur nga Michele Placido në rolin e komisar Cattani, midis viteve 1989 dhe 2001.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky rol i dha asaj popullaritet të madh jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri. Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, heroi i historisë, i vrarë nga mafia. Por që nga ai moment heroina ishte bërë vetë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në karrierën e saj artistike ajo luajti në shumë prodhime filmike dhe televizive.

Popullaritetin më të madh e pati  me serinë e La Piovra në Rai 1.

Në 2002 qarkulluan lajmet se ajo kishte tentuar vetëvrasjen në një vilë në Appia Antica në Romë duke gëlltitur një dozë të madhe ilaçesh, por që më pas u përgenjështrua prej saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?