”Ndalu, kërko falje”! Babai i Rita Orës shpërndan video-n e presidentes Osmani kundër Vuçiçit në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u përball të hënën me homologun serb, Aleksandër Vuçiç me krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani i përmendi në Këshill të Sigurimit.

Ajo i kërkoi Vuçiçit që të ndalej për një moment dhe t’i kërkojë falje viktimave të regjimit të Millosheveqit. “Viktimat e atij regjimi janë këtu, ndalu një moment dhe kërkoju falje nëse ke sadopak njerëzillëk në vete”, ishin ndër fjalët e Vjosës drejtuar homologut serb.

Ky moment ka zgjuar vëmendjen e shumtë edhe tek figurat e njohura dhe ishte po ashtu edhe babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu i cili e shpërndau këtë moment të Osmanit në rrjetin social Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?