Ndjekësja përplaset ashpër me Kiarën, ja si i përgjigjet ish-banorja e BBV
Kiara Tito ka reaguar për ngjarjen e rëndë të 41-vjeçares nga Durrësi dhe ka shpërndarë në story, postimin e Iconstyle.
Kiara ka dhënë edhe një shembull konkret duke postuar një mesazh të një prej ndjekësve të saj, ku i shkruan: Ishalla po ngel sakat ti.
Kiara ka reaguar për këtë dhe duket mjaft e revoltuar.
Ajo shkruan: Ja për këto e kam fjalën, kështu është kur ju jepet mundësia të ndiheni zot përpara një tastiere! Sa gjynah, njerëz bosh.”
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, Kiara shkruan:
“Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!”