Ndodh edhe kjo, i dënuari nis romancën me infermieren e burgut

Dashuria lind kudo, dhe në vend. Një infermiere e burgut Aylesbury në Buckinghamshire të Britanisë së Madhe po hetohet nga autoritet pasi dyshohet se ka një lidhje dashurie me një prej të burgosurve.

Alexandra Power është larguar nga puna në një prej burgjeve të sigurisë më të lartë në Britani, pasi akuzohet se ka nisur një romancë me Jay Bell, i dënuar me 10 muaj për prishje të qetësisë publike.

Bell i cili ka pasur një romancë të mëparshme me një gardiane burgu, punonte brenda ambienteve të burgut pranë recepsionit, aty ku Power po ashtu punonte në zyrën e saj si infermiere.

Bell u lirua në shtator ka nisur të jetojë me infermieren Power në Milton Keynes. Oficerja Sarah Milburn pas zbulimit të komunikimeve me të burgosurit, u dënua me 16 muaj burg.

SHKARKO APP