FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga Big Mama në Small Mama: Shndërrimi i pabesueshëm (FOTO)

Big Mama-n e kemi njohur vite më parë si këngëtaren e kolme dhe plot humor. Por pavarësisht autoironisë, pesha ishte kthyer në një problem për të, ndaj pas shumë përpjekiesh për të rënë në peshë, Big Mama vendosi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për të zvogëluar stomakun.

 Siç edhe tregoi për “Prive”, nëse më parë hante një pica të tërë, tani stomaku i vogël nuk e lejon të hajë më shumë se 2-3 copa. Nuk i duhet ta përmbajë veten: oreksi i saj nuk është më i njëjti.

Shndërrimi tashmë sa vjen e bëhet më i dukshëm. Fotoja e saj e fundit në Instagram shfaq një Big Mama krejt ndryshe, plot vetëbesim e veshur me një fustan të ngushtë çiklamin, që i tregon barkun e sheshtë dhe linjat e reja elegante.

Siç tregoi për “Bluetooth”, që në dy javët e para pas ndërhyrjes kishte humbur 9 kilogramë. Shkaku për këtë operacion ishte se dhjami i kishte zënë mushkëritë dhe po i shkaktonte probleme me frymëmarrjen./Anabel/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?