Pasi u kapën “mat” duke u puthur, Dua Lipa dhe aktori i njohur konfirmojnë romancën

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, duket se ka konfirmuar romancën e saj të re me aktorin Callum Turner.

Çifti më i ri i showbizz kanë bërë daljen e parë së bashku, pasi u zbuluan se kishin filluar tw takoheshin dhe janë fotografuar krah njëri-tjetrit.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga The Sun, ylli shqiptar dukej mjaft e buzëqeshur teksa dilte nga një restorant ku kishin konsumuar një darkë bashkë me Turner dhe miqtë e tyre të përbashkët. “Dua dhe Callum po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po argëtohen shumë së bashku. Kur ajo përfundoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo u nis për darkë me Callum dhe më pas shkoi me të në koncertin e tij të punës. Dua nuk mund të dukej më e lumtur tani dhe të gjithë rreth saj duan ta shohin atë”, ka thënë burime për “The Sun”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se dyshimet për romancën mes tyre nisën kur çifti u kap duke kërcyer dhe puthur në një festë në Beverly Hills.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas TMZ, festa u organizua në kuadër të premierës së ardhshme të serialit “Masters of the Air”, në të cilin luan 33-vjeçari Turner.

Këto dyshime i shtoi më tepër edhe vetë aktori, i cili në një prononcim për mediat, i pyetur se çfarë po ndodh mes tij dhe Dua-s, Callum preferoi të mos thoshte asgjë dhe të heshte, gjë e cila u konsiderua si një konfirmim.

Callum ka qenë më parë në lidhje me aktoren Vanessa Kirby, ndërsa Dua me regjisorin e njohur Romain Gavras, me të cilin u nda pas 8 muajsh lidhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?