Pasi u lirua nga burgu, gruaja e El Chapos është shfaqur në një festë VIP-ash
Lirimi nga burgu ka qenë një çlirim i madh për Emma Coronel, e njohur si e dashura e zotit famëkeq të drogës, kreut të kartelit të Sinaloas, El Chapo.
Bukuroshja brune duket se është përshtatur shpejt me jetën jashtë mureve dhe hekurave të qelisë, duke u shfaqur në një festë VIP-ash në Los Angeles të premten mbrëma. Eventi u organizua nga avokatja e Coronel, Mariel Colón Miró i cili tani është një këngëtar në vendin e njohur si “El Farallon”.
Ajo u martua me El Chapo kur ishte adoleshente, u dënua me tre vjet burg për trafik droge dhe pastrim parash nga një gjykatës amerikan në nëntor 2021. Ajo u la e lirë të mërkurën pasi kreu gati dy vjet dënim, por do të jetë nën mbikëqyrje për katër vitet e ardhshme.