”Përsëritja është nëna e dijes”, kjo është kënga më e komentuar në Fik 62 dhe njerëzit e duan në Eurosong

Mbrëmë u mbajt nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH dhe Luan Durmishi arriti të rrëmbente vëmendjen e atyre që ndoqën natën e parë të “Festivalit të Këngës”. Kënga e tij “Përsëritja” është pa frikë kënga më e komentuar (për mirë) në rrjete sociale.

“Do të doja që Shqipëria ta dërgonte këtë këngë në Eurovision. Është e freskët, origjinale dhe jo si këngët e tjera që Shqipëria ka dërguar dhe mendoj që televotuesit do ta pëlqejnë”,-shkruan dikush në YouTube. “Na habite për mirë, Luan. Juria s’ka për ta çuar në finale, presim vetëm nga publiku. E duam një këngë të till në Eurosong”,-thotë një tjetër.

Jo pak ndjekës e cilësojnë këngën “Përsëritja” si “një mundësi për t’u përfaqësuar me diçka ndryshe”, “një këngë që dallon”, “një shans për t’u kualifikuar në Top10 në Eurovision”. Në një sondazh të Wiwiblogss mbi këngët e natës së parë, “Përsëritja” ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm votash, ku vihet re diferenca me vendin e dytë, ku qëndron Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja zyrtare e RTSH (@rtshqiptar)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?