FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rihanna edhe mësuese matematike!

Rihanna është bërë pjesë e një ore mësime në lëndën e Matematikës në një klase në Malavi, gjatë një vizite në shtetin afrikan. Këngëtarja ka udhëtuar drejt këtij shteti me organizatën e saj kundër varfërisë për të parë vështirësitë që fëmijët dhe mësuesit e shkollës hasin. Në një video të postuar në “Youtube”, Rihanna shihet teksa ju mëson fëmijëve matematikë duke kënduar. “Dua shumë që ata të mësojnë me një vijë melodike”, ka thënë Rihanna. “Kjo është gjëja që pëlqej më shumë, pasi fëmijët e mësojnë shumë shpejt melodinë. Kështu që, nëse e përdorni këtë si një mënyrë për të mësuar më mirë, mendoj se do të jetë një gjë e mrekullueshme”, shprehet Rihanna.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?