FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet seriali “Rebelët”!

Një lajm i mirë për ata që e kujtojnë këtë serial Versioni i parë i serialit “Rebelët’, u transmetua në maj të vitit 2002 deri në dhjetor të vitit 2003 në Argjentinë.

Regjisor i kësaj telenovele ishte Chriss Morena. Seriali për protagonist kryesor kishte, Luisana Lopilaton, Felipe Colombon, Camila bordonabon dhe Benjamin Rojas. Telenovela ishte dedikim për adoleshentët, e vetëm një vit më vonë u ribë edhe në Meksikë nga producenti Pedro Damian. E tani i njëjti producent ka paralajmëruar rikthimin e kësaj telenovele, por kësaj radhe me një ndryshim, do të ketë 13 protagonistë të 10 kombësive të ndryshme.

Ai në një intervistë për programin Hoy ka folur reth këtij projekti. “Është një shkollë multietnike, kështu që kemi 13 djem, nga 10 kombësi, ju keni një djalë hebre, ju keni një japonez, një spanjoll, një argjentinas, një kolumbian. Prej moshave të ndryshme, mesatarisht 17-18 vjeç, ka disa që janë 20 dhe të tjerë që janë 15. Dhe gjithçka do të bëhet në Gjimnaz”, ka thënë Damian. Ende nuk ka përfunduar përzgjedhja e kastit, por tashmë dihen katër aktoret kryesor. Është aktori dhe këngëtari i njohur meksikan Christian Chaves , i cili ka luajtur edhe në versionin paraprak meksikan, këngëtarja kolumbiane Farina, aktorja dhe këngëtarja kolumbiane Greeicy Rendon dhe Catalina Cardona./21Media

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?