Rita Ora pozon me fanellën speciale të Genoas që do të vishet nga lojtarët kundër Interit

Klubi i Genoas luan më datë 29 dhjetor një ndeshje shumë të veçantë ndaj Interit. Një ndeshje ku klubi ka vendosur që të përdorë një fanellë speciale pasi feston 103-vjetorin e klubit.

Për ta bërë edhe më të veçantë, klubi ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Rita Ora. Pikërisht fanellën e artë speciale që do të veshin Ekuban & Co. në ndeshjen e të shtunës, e ka prezantuar e para në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare.

Ka qenë vetë klubi, ashtu si edhe Seria A që kanë shpërndarë foton e saj në rrjetet sociale, duke treguar këtë bashkëpunim shumë të veçantë për historinë e klubit italian.

Actu Foot on X: "Rita Ora ✖️ Genoa. 👕 La célèbre artiste pose avec le  nouveau maillot des 130 ans du club italien, c'est quelque chose ! ✨🇮🇹 📸  @GenoaCFC https://t.co/hoofzRodIV" / X

SHKARKO APP