”Romeo influencuesi kryesor”, Anaidi tregon shifrat që fiton banori nga brenda Big Brother

Rrjetet sociale janë platformat më me ndikim në ditët tona. Në Shqipëri ka personazhe që punojnë si influencues, por mbreti është në izolim, edhe pse është influencues kryesor.

Anaid Kaloti i ftuar tek ”E Diell”, ka treguar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj, aktori dhe moderatori i njohur që është pjesë e garës së ”Big Brother Albania Vip 3”.

Ai tregon edhe se në Instagramin e Romeos për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Anaidi tregon se nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.

Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influencëri më i mirë në treg.

Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin?

Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.

Ed Manushi: I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.

SHKARKO APP