“Sa veta e kanë parë videon”, Santiana është në gjendje të rënduar emocionale pasi i dashuri nuk i dha sinjal

Një episod tensionues është shfaqur në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova, ku afërsia në mes të Santiana Malokut dhe Bucit ka marrë një kthesë të re dhe të papritur.

E fejuara e Bucit, hyri të premten brenda në shtëpinë dhe pa të ngurruar udhëzoi Bucin që të distancohet nga Santiana. Ajo i sugjeroi që të ndryshojë lojën e tij dhe të mos i afrohet më Santianës, çështje që ka shkaktuar një valë reagimesh brenda dhe jashtë shtëpisë.

Ndërkohë, për të rënduar edhe më shumë situatën, i dashuri i Santianës, i cili fillimisht kishte shprehur vendosmërinë për të komunikuar ndjenjat e tij përmes një letre drejtuar asaj, ndryshoi mendje në momentin e fundit, dhe kjo gjë iu bë e ditur asaj në spektakël nga prezantuesit e programit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit të spektaklit, emocionet e Santianës dolën në sipërfaqe, dhe ajo u pa duke qarë, e mbytur nga ndjenjat dhe pasiguritë që e kanë përfshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një moment të ndjeshëm, ajo shprehu shqetësimin e saj për marrëdhënien me të dashurin, duke thënë se ishte e ngatërruar dhe jo e qartë në lidhje me zhvillimet e fundit: “Nuk mundem, kumedit sa veta e kanë pa videon, e kanë pa familja e tij, është shumë e rëndë për mu, nuk mundem më përballu”, tha Santiana në një bisedë me Lindën dhe Albën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?