Shokon aktorja e famshme: Shikoj fantazma, e kam si shqisë të gjashtë

Aktorja e famshme Kate Hudson ka dhënë një intervistë ku ka folur për përvojat metafizike që pretendon se ka jetuar. Aktorja foli në “Howard Stern Show” dhe tha se ajo dhe nëna e saj, Goldie Hawn, mund të “lidhen me palën tjetër”.

“Unë mund të shoh gjithçka. Kur isha një vajzë e vogël, ishte vërtet e frikshme për mua sepse shihja fantazma gjatë gjithë kohës ,” tha ajo.

Kur prezantuesja më vonë e pyeti nëse mund ta shihte babain e tij të vdekur, Kate u përgjigj: “Nuk është kështu. Është si të marrësh disa mesazhe. Është disi si shqisa e gjashtë. Është si të shohësh njerëz të vdekur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?