S’kanë të ndalur debatet mes Julian Dedës dhe Roza Latit: Do të të ka*fshoj
Që në ditët e para të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, kanë nisur debatet mes aktorit Julian Deda dhe moderatores Roza Lati.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, ata sërish kanë vazhduar të ngacmohen me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as batutat.
Roza Lati i është drejtuar Jul Dedës, duke i thënë se do të “kafshoj në fyt”.
Kjo është marrë me humor nga ana e aktorit, i cili ka vazhduar ta ngacmojë duke i thënë se “produksionit i pëlqen ideja që ajo të lidhet me Romeo Veshajn”.
Roza Lati: “Siç të thashë edhe herën e kaluar, do të të kafshoj në fyt”.
(banorët shpërthejnë në të qeshura)
Roza Lati: “Unë mu në fyt të kafshoj”.
Roza Lati: “Ta kishte parë që të kërkova kosin unë ty o Romeo Veshaj…”.
Jul Deda: “Ajo është një romancë, do dalë në klip”.
Romeo Veshaj: “Nuk bëhet fjalë”.
Roza Lati: “Ai po hante kosin tim të preferuar si ta kishe ti dhe do të thoja Juli do më japësh cik kos”.
Jul Deda: “Unë parandjej që edhe produksionit i pëlqen ideja që edhe ju të dy të lidheni…se ti Rike po e pengon këtë lidhje”.