FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Steven Seagal, miku i Putinit yll i një “reality” në Rusi

Pasi mori nëntorin e shkuar pasaportën ruse direkt nga dora e presidentit Vladimir Putin, Steven Seagal, do të jetë protagonist i një “realit show” në televizionin shtetëror rus.

Programi do të tregojë se si merret dhe do të fitohen para nga një hektar tokë falas nga qeveria në zonat e largëta dhe të izoluara të vendit.

Producentët e “reality”, kanë bërë të ditur se aktori hollivudian do të ndërtojë në parcelën e tij një strukturë sportive shumë funksionale dhe një qendër kulturore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi që nuk është qartësuar plotësisht, është ai i promovimit të programit të lancuar nga Kremlini, që lejon çdo qytetar rus që dëshiron të shfrytëzojë falas për 5 vjet një hektar tokë në zonat me densitet të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seagal nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për Putinin dhe disa vjet më parë, duke iu referuar liderit rus, kishte deklaruar: “Është një nga liderët më të mëdhenj botëror, e konsideroj mikun tim dhe dua ta konsideroj edhe vëllain tim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?