Tom Brady ndahet nga modelja ruse, Irina Shayk

Romanca e shkurtër mes Tom Brady dhe Irina Shayk mesa duket ka përfunduar, pasi ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në korrik dhe gusht të këtij viti, ishin të shumta raportimet për lidhjen e tyre.

Ndër të tjera u tha se Irina Shayk e kishte kaluar natën në vendin e tij në Los Angeles, madje dukej se kishin bërë një udhëtim në Mbretërinë e Bashkuar së bashku dhe u panë duke dalë nga i njëjti hotel.

Megjithatë, mediat vendase kanë raportuar se takimet e tyre romantike kanë mbaruar, pasi një burim i afërt me dy ka konfirmuar se gjërat mes tyre kanë përfunduar. Nuk është e qartë se kur ndodhi ndarja, por në media thuhet se ata ishin ende bashkë deri në shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që as Tom dhe as Irina nuk konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre, ndaj edhe ndarja pritet të mbetet e tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?