Tyler Perry akuzohet për ngacmim seksual, Rodriguez kërkon 77 milionë dollarë
Tyler Perry po përballet me një padi për ngacmim seksual nga aktori dhe modeli Mario Rodriguez. Ai pretendon se është ngacmuar dhe i janë bërë propozime të padëshiruara nga Perry, në këmbim të një karriere në industrinë e filmit, sipas “People”.
Rodriguez ka kërkuar një dëmshpërblim prej 77 milionë dollarësh. Padia përshkruan se ngacmimet kishin filluar në vitin 2015, kur një trajner në një palestër në Los Anxheles i kishte thënë Rodriguez se Perry dëshironte ta takonte. Incidentet e mëtejshme, sipas padisë, përfshinin takime në shtëpinë e Perry, ku dyshohet se regjisori e ka ngacmuar seksualisht Rodriguez, përfshirë një rast në nëntor 2018 kur dyshohet se i ka prekur organet gjenitale.
Padia pretendon se Perry ka patur komunikime me ndërprerje me Rodriguez deri në vitin 2024, dhe kur mësoi për ngritjen e padisë, i dërgoi një mesazh duke thënë se ndihej “i tradhtuar” dhe se kishte bërë shumë për ta ndihmuar. Mario Rodriguez foli publikisht për ngacmimet seksuale përmes një videoje më 13 dhjetor, duke shpjeguar se frika dhe turpi e kishin penguar të fliste më parë, pa përmendur emrin e Perry.
KOHA JONË SONDAZH

