U martua kur ishte vetëm 16-vjeç, Florina rrëfen torturën bashkëshortore: Nuk donin pastërti

Florina vjen nga një familje e madhe prej 11 vetësh, por të gjithë të lidhur fort me njëri-tjetrin. Vitet e para të jetës i kaloi në Krastë, Martanesh përpara se të shpërnguleshin në kryeqytet.

Drama e së ftuarës në “Ka Një Mesazh Për Ty” fillon në moshën 15 vjeçe e gjysmë kur e kërkojnë për martesë, nga një tjetër familje e madhe. Babai i Florinës nuk pranon por kërkesa përsëritet kur ajo mbush 16 vjetët. Këtë herë, i ati pranon dhe Florina ishte dakord, edhe pse nuk e dinte se çfarë do të thoshte martesë.

Nga ai moment, jeta e Flurinës në shtëpinë bashkëshortore në Durrës ishte një torturë, detajet e së cilës i rrëfen më hollësisht gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Florina: U bë dasma, më morën me të gjitha… kur shkoj aty unë kisha një dhomë, ishim 4 kunata, kishim nga një dhomë secila te ajo banesë.

Ardit Gjebrea: Si ishte dhoma jote?

Florina: Ajo ishte 3 me 4 a 3 me 2, domethënë një krevat e një dollap rrobash kisha unë në atë dhomë, s’kisha gjë tjetër, s’kisha hapësirë që të lëvizja në atë dhomë.

Ardit Gjebrea: Ishte një dhomë shumë e vogël?

Florina: Shumë e vogël. Që aty pastaj mirë, vazhduam, jetuam, pas njëfarë kohe sa bëra nja 6 muaj nuse ndërkohë që unë isha fëmijë, isha mësuar me tjetër rregull në familje, isha mësuar me pastërti, me rregull, diçka të vogël por e doja të ishe e pastër dhe e rregullt, aty ku ta vendosja.

Ardit Gjebrea: Por çfarë nuk shkonte aty?

Florina: Nuk shkonte zoti Ardit sepse nuk më pëlqenin rregulli, familjarë jo, pastërtia mbi të gjitha, fjala “mirë’ nuk ishte, kishte shumë gjëra.

Ardit Gjebrea: Me kë i kishe më shumë kontradiktat në atë familje?

Florina: Me të gjithë. Pasi bëra 6 muaj, vazhduan me të gjithë.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Florina: Vazhduan sepse unë isha mësuar që të ngrihesh në mëngjes, të fshish, të lash, të pastrosh, uji duhet.

Ardit Gjebrea: Normale.

Florina: E para e punës, dilte vjehrra mos e derdh shumë ujin se s’kemi, një. E dyta, do nderja rrobat apo diçka dilte kunata, mos ma zër telin se kam rrobat e fëmijës për të nderur. Unë të rrija, i laja me dorë dhe i lija aty. Këto ishin problemet, konfliktet.

SHKARKO APP