Ueda dhe Arlindi bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë edhe emrin e vajzës
Arlindi dhe Ueda, çifti që u njoh në sezonin e parë të “Love Island Albania” janë bërë prindër për herë të parë, pasi vajza e tyre ka ardhur në jetë më datë 20 korrik, siç edhe çifti tregon përmes një postimi në Instagram.
“Amea, jemi te bekuar që jemi prindërit e tu. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri,” shkruan në profilin e tij Arlindi, duke zbuluar një foto të së bijës, njëherësh edhe datën e saj të lindjes, pikërisht në 20 korrik”.
Ata të dy u njohën në “Love Island Albania” dhe dashuria e tyre e bukur rrëmbeu zemrat dhe votat e publikut, i cili i shpalli edhe fitues të garës. Ueda dhe Arlindi janë ndër çiftet që i rezistuan testit të kohës pas daljes nga gara e dashurisë, ku ka ardhur në jetë vajza e tyre, Amea.
View this post on Instagram