VIDEO/ Djali më i pashëm në Itali vendos të bëhet prift

Edoardo Santini, djali më i pashëm në Itali për vitin 2019 ka hequr dorë nga karriera e modelingut për t’iu përkushtuar Zotit dhe për t’u bërë prift.

Sandini zbuloi në rrjetet sociale se do të heqë dorë nga karriera për besimin e tij dhe i është bashkuar një seminari pranë Firences për t’u bërë prift “Perëndia së pari”.

“Në moshën 21-vjeçare jam rrugës për t’u bërë prift. Vendosa të heq dorë nga modelingu, aktrimi dhe kërcimi, por nuk do të heq dorë nga të gjitha pasionet e mia, thjesht do t’i jetoj ndryshe, duke ia ofruar Zotit”, tha Eduardo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?