VIDEO/ ”Që sa kohë s’jemi pa”, Florion Thaqi rikthehet me një projekt veror tepër unik
Artistët janë në sezonin e tyre, me publikime të këngëve të reja. ”Që sa kohë s’jemi pa”, është projekti i sapo publikuar nga Florion Thaqi, që bën një rikthim solo, përpos materialeve që ka punuar me grupin ”Atalanda Band”. Një këngë tipike verore, për të shijuar ditët me diell dhe për të kërcyer mbrëmjeve festive është kënga që artisti nga Kosova ka punuar për këtë sezon veror. Në kohën e sotme ku muzika fast-food po zë peshë shumë, zëra si Florioni duhet që të dëgjohen edhe mbështetur më shumë. Një i ri që këndon muzikë popullore është diçka shumë unike dhe me vlerë për vendin, pasi ruan traditat. Përpos këndimit, artisti Thaqi është edhe një profesor i nderuar, që po mëson brezat e rinjt me instrumentet muzikore.