Xhensila Myrtezaj bëhet nënë për herë të dytë, urimi emocionues i këngëtares për të birin (FOTO)

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ka postuar foton e dorës së vogëlushit së bashku me të sajën.

Çfare rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin. Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit”,- shkruan këngëtarja.

SHKARKO APP