Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, aktori Johnson: Më është kërkuar nga partitë të kandidoj

Aktori Dwayne Johnson ka thënë se partitë politike i kanë kontaktuar për të dalë si kandidat në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Gjatë një paraqitje në episodin e parë të podcast ‘What Now? me Trevor Noah, Johnson tha: Në fund të vitit 2022, partitë më afruan dhe më pyetën nëse do të kandidoja dhe nëse mund të kandidoja.

Në vitin 2021, një sondazh zbuloi se gati gjysma e amerikanëve do ta mbështesin yllin e Hollivudit nëse ai vendoste të kandidojë për president. Aktori 51-vjeçar pranoi se ishte i kënaqur nga mbështetja, duke thënë se ishte “me të vërtetë i nderuar” nga rezultati i sondazhit.

Në veçanti, ai tha: “Ishte një sondazh interesant që u bë dhe unë u emocionova shumë. Isha vërtet i mahnitur dhe më nderoi vërtet ky rezultat”. Aktori i njohur, edhe pse i tronditur nga rezultatet e sondazhit, nuk ka pranuar të tregojë se cilat parti politike i janë afruar.

Aktori së pari hodhi idenë e një kandidimi të mundshëm në vitin 2017, duke thënë se do të “konsideronte 100%” kandidimin për President.

SHKARKO APP