‘10’ e zënë, befasohuni me numrin që do të mbajë Rodriguez tek Bajerni
James Rodriguez zyrtarisht është lojtar i Bajernit të Mynihut. Numri që do të mbajë në fanellë është vërtet problem për kolumbianin i cili tek Reali, Monaco dhe Porto ka mbajtur 10 por tek bavarezët është e pamundur pasi ky numër prej vitesh zotërohet nga Arjen Robben.
Numri 13 ka qene i tiji kur luante për Banfield në Argjentinë, tani i zënë nga Rafinha në Mynih.
Mbase numrat 21 dhe 22 janë më të mundshmit për të, pasi janë lënë bosh nga kapiteni Philipp Lahm.
Mesfushori kolumbian ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare në formë huazimi me të drejtë blerje.
KOHA JONË SONDAZH

