10 yjet e Barcelonës që janë me valixhe gati këtë verë (FOTO LAJM)

Barcelona po përgatitet për një revolucion të vërtetë gjatë merakos së kësaj vere. Dy turpërime brenda dy sezonesh nga Roma dhe Tottenham në Champions League, kanë bërë që drejtuesit blaugrana të mendojnë për ndryshime të mëdha në skuadër. E vetmja gjë e sigurt dhe zyrtare për momentin sipas gazetës “AS”, është nënshkrimi me mesfushorin e Ajaxit, Frankie de Jong.

Fotoja e Boateng

Për disa emra largimi është mëse i sigurt. Boateng dhe Jeison Murillo, do të rikthehen respektivisht te Sassuolo dhe Valencia, pasi kaluan një gjysmësezoni si spektatorë. Për Thomas Vermaelen situata është disi më ndryshe, pasi ai ka në tavolinë rinovimin edhe për një tjetër sezon, edhe pse ka vuajtur shumë dëmtime gjatë këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër futbollist që është me valixhe gati, është portieri holandez Jasper Cillessen, i cili duket se nuk ka ndërmend që të kalojë një tjetër sezon si spektatorë në stol, pasi është aktivizuar vetëm në Kupën e Mbretit Klubi blaugrana shpreson që të arkëtojë 30 milionë euro nga shitja e tij, por do të jetë e vështirë. Prioriteti i klubit në merkato është të përfitojë sa më shumë nga largimi i Philippe Coutinhos. Paraqitjet e tij mediokre në disa ndeshje e kanë kthyer në emrin më të urryer nga tifozët, që e kanë vërshëllyer jo në pak ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër që mund të largohet është mbrojtësi Samuel Umtiti. Dëmtimi në mesin e sezonit, ndikoi në formën e tij të dobët, ndërkohë që afrimi i mundshëm i De Ligt, shton edhe më shumë arsyet për ta nxjerrë nëë merkato. Afrimi gjatë janarit edhe i qendërmbrojtësit tjetër Todibo, kanë bërë që mbrojtja të jetë e mbingarkuar për momentin, dhe shitja e Umtiti do të jetë mëse e nevojshme.

Braziliani Malcom është me valixhe gati, pasi këtë sezon është aktivizuar shumë pak nga blaugranët. Edhe ose u ble në momentet e fundit nga spanjollët, duke ja vjedhur Romës, 41 milionë eurot e shpenzuar për të duket se ishin shumë, ndërkohë që tani janë të gatshëm për ta lënë të lirë edhe për më pak se 35. Një tjetër çështje delikate ka të bëjë me të ardhmen e Ivan Rakitic. Paraqitja shumë e dobët në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Liverpoolit, mund të shërbejë vetëm si një arsye më shumë për ta nxjerrë në merkato gjatë kësaj vere. E ardhmja e tij do të varet shumë edhe nga emri i trajnerit të ri.

Rafinha është në listën e largimeve, teksa ka një kontratë që i skadon në vitin 2020. Sezonin e kaluar refuzuan oferta edhe 30 milionë euro për të, ndërkohë që tashmë mund ta lënë të lirë për një shifër shumë më inferiore. Së fundmi duhet të mendohet edhe për një klub për Denis Suarez, i cili dështoi në huazimin te Arsenali dhe tashmë do ta ketë të vështirë për të gjetur skuadër pas dëmtimit të rëndë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?