13 argumenta se përse Ronaldo është më i mirë se Messi
Sporti E Premte, 10 Shtator 2021 20:54
Debati i shekullit se kush është më i mirë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, nuk do të ketë fund në vitet e fundit. Shumë besojnë se “pleshti” është më i miri në histori, por ka të tjerë që besojnë të kundërtën. Më poshtë ju sjellim 13 argumenta se përse portugezi është më i mirë se Messi.
- Ronaldo ka shënuar më shumë gola në karrierën e tij si futbollist në klube. 660 gola Ronaldo, 624 Messi
- Ronaldo e ka provuar vetën në katër klube të ndryshme, 4 kampionate të ndryshme. Messi ka luajtur vetëm me një ekip në karrierën e tij, me të cilin është gjendur rehat.
- Ronaldo ka fituar një trofe ndërkombëtar me përfaqësuesen e tij. Messi ende asnjë.
- Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Champions League, me 120 gola të shënuar, Messi 103.
- Ronaldo ka shënuar më shumë gola në garat ndërkombëtare. 85 CR7, 65 Messi.
- Ronaldo ka aftësi më të mira për të udhëhequr skuadrën. Ka treguar se është i zoti si lider dhe të motivojë shokët e ekipit drejt fitoreve. Messi, nga ana tjetër e tregoi në fillim të këtij sezoni se nuk e përballon dot presionin.
- Ronaldo është lojtar më i kompletuar. Është i fortë në goditjet me të djathtën, të majtën dhe në goditjet me kokë. Messi është i fortë vetëm me të majtën.
- Ronaldo është më i shpejtë se Messi. Kemi parë që Ronaldo i mposht mbrojtësit me një ritëm të pabesueshëm. Messi është një driblues fantastik por nuk ka të njëjtin ritëm si CR7-ta.
- Ronaldo është shumë më i mirë me penalltitë se sa Messi. Edhe kur është nën presion të madh, Cristiano i ekzekuton me mjeshtëri, ndryshe nga Messi, i cili ka treguar të kundërtën.
- Ronaldo është ekzekutues më i mirë i goditjeve të dënimit dhe këndit. Gjithashtu në luftën me topin në ajër. Messi për shkak të gjatësisë nuk ka të njëjtin potencial si portugezi.
- Ronaldo është më i suksesshëm edhe jashtë fushës së blertë. Kompanitë e mëdha preferojnë më shumë atë, për shkak se ka ndikim më të madh tek audienca, edhe për shkak të paraqitjes së tij.
- Ronaldo ka treguar se është një lojtar që nuk tërhiqet lehtë dhe i përballon problemet. Nuk u largohet. Messi ka treguar të kundërtën, pasi është tërhequr pas presionit të tifozëve argjentinas dhe humbjeve të dy finaleve me kombëtaren e tij.
- Cristiano Ronaldo është konsideruar, lojtari më i mirë në historinë e futbollit të vendit të tij, Portugalisë. Messi nga ana tjetër vazhdon të mbetet pas legjendës argjentinase, Maradonës
KOHA JONË SONDAZH

