139 gola në 3 sezone, Harry Kane është “Mbreti i Golit” në Europë
Harry Kane po jeton një nga periudhat më të jashtëzakonshme të karrierës së tij, duke u shndërruar në protagonist absolut të futbollit europian me fanellën e Bayern Munich.
Sulmuesi anglez, i transferuar për rreth 100 milionë euro, ka konfirmuar plotësisht pritshmëritë, duke realizuar 139 gola në më pak se tre sezone. Një rendiment i jashtëzakonshëm që e vendos atë në të njëjtin nivel me emra legjendarë si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në kulmin e tyre.
Kane nuk është thjesht një finalizues i pastër, por edhe pika referuese e gjithë lojës sulmuese të bavarezëve. Ai ka qenë vendimtar në çdo kompeticion, duke shfaqur një vazhdimësi impresionuese në realizim.
Vetëm në këtë sezon, ai ka regjistruar 33 gola në Bundesliga, 7 në Kupën e Gjermanisë dhe 13 në UEFA Champions League, shifra që konfirmojnë statusin e tij si një nga sulmuesit më produktivë të momentit.
Forma e tij e shkëlqyer e vendos ndër kandidatët kryesorë për çmime individuale, ndërsa në Mynih nuk ka asnjë dilemë: Harry Kane është lideri i ri i sulmit dhe garancia më e fortë për suksesin e Bayern-it në sezonet e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH
A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?
Results
Vota totale: 2241

