18 vjeç, ‘tripletë’ dhe spektakël në fushën e lojës. Djali i Patrick Kluivert ‘çmend’ Holandën (Video)

Justin Kluivert, djali i Patrick Kluivert, është talenti 18-vjeçar i Ajax që sot ka dhuruar spektakël në ‘Eredivisie’ duke realizuar ‘tripletë’ në fitoren 5-1 të ekipit të tij kundër Roda.

Futbollisti i talentuar i legjendës së Ajax dhe Barcelonës riktheu braspeshën në fundin e pjesës së parë pasi kundërshtarët patën kaluar në avantazh me Kum në minutën e 32-ë. Pvarësisht teknikës së lartë në këtë gol, rrjeta e dytë personale dhe e treta për ekipin ishte mbresëlënëse. Fuqia, teknika dhe saktësia bënë që portieri vetëm t’a shoqëronte me sy topin e goditur nga Kluivert.

Edhe goli i tretë i realizuar pak para fundit ishte jo më pak i bukur. Gjithsesi përpos golave, spektakli në fushën e lojës ishte një element tjetër për tu evidentuar. Me fitoren e siguruar sot kundër Roda-s, Ajax pozicionohet në vendin e dytë me 28-t pikë, 8-t më pak se PSV e vendit të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?