3 fitore në 3 ndeshje, Arsenali shkatërron Bournemouth dhe merr kreun e Premier League (VIDEO)

Arsenal vijon formën e jashtëzakonshme në kampionat, duke marrë fitoren e tretë në tri ndeshje. “The Gunners” triumfuan me rezultatin 0-3 ndaj Bournemouth, teksa i bënë një start të shkëlqyer sfidës duke kaluar në avantazh që në minutën e pestë me anë të Martin Odegaard.

Fantazisti ishte protagonist kryesor për skuadrën e tij teksa gjashtë minuta më pas tundi sërish rrjetën e kundërshtarëve, këtë herë falë një asisti të Gabriel Jesus.

Në fraksionin e dytë, Granit Xhaka asistoi në rastin e golit të tretë që u shënua nga Saliba në minutën e 54-të. Arsenal iu gëzua tre pikëve duke shkuar në kuotën e nëntë pikëve në tre ndeshjet e para të kampionatit dhe aktualisht mban kreun e renditjes së Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?