FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3 fitore radhazi nën drejtimin e Carricik, strategu: Nuk duhet të kalojmë në eufori!

Manchester United po kalon një periudhë pozitive në Premier League, duke regjistruar tri fitore radhazi, një ecuri që, sipas statistikave të viteve të fundit, kishte kohë që mungonte në “Old Trafford”. Pas suksesit të fundit, trajneri Michael Carrick e ka cilësuar stadiumin si një faktor që e bën gjithçka më të veçantë kur vijnë rezultatet.

“Old Trafford është një vend i veçantë dhe bëhet edhe më i jashtëzakonshëm kur fiton. Por merita kryesore për këto fitore u takon lojtarëve”, u shpreh Carrick, duke theksuar se skuadra po përgjigjet mirë në fushë.

Në veçanti, tekniku ndaloi te protagonisti i ndeshjes së fundit, Sesko, i cili realizoi golin vendimtar. “Jam shumë i lumtur për Sesko. Ai na dha golin e fitores dhe e meriton plotësisht këtë moment”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, pavarësisht ecurisë pozitive, Carrick zgjodhi të ulë temperaturën e entuziazmit, duke kërkuar përqendrim maksimal për sfidat e radhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne, por nuk duhet të biem në eufori. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen tjetër. Hapat duhet t’i hedhim një e nga një”, përfundoi trajneri i United.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?