FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3 gola për 15 minuta, Torino përmbysje spektakolare ndaj Sassuolos (VIDEO)

Torino ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 3-2 në duelin e prapambetur në Seria A. Domenico Berardi shënoi dy golat për ekipin e De Zerbit në fraksionin e parë, në minutën e 6-të dhe të 38-të.

Kur u duke se vendasit nuk do të kishin asnjë shans, do të zgjoheshin 13 minuta nga fundi. Simone Zaza shënoi në minutën e 77-të. 9 minuta më pas Mandrogara realizoi golin e barazimit, duke përfituar në një rrëmujë në zonë.

Torino nuk u ndal me kaq, teksa në minutën e 92-të, Ansaldi shërben një asist fantastik për Zaza-n, i cili arriti që ta dërgonte topin në rrjete me kokë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?