3 skenarët/ Spanja është në ankth, Yamal rrezikon Kupën e Botës

Momente ankthi në Camp Nou, ku talenti i ri i Barcelona, Lamine Yamal, u detyrua të ndalet gjatë ndeshjes duke kapur pjesën e pasme të kofshës së majtë. Reagimi i menjëhershëm i lojtarit ngriti shqetësime të mëdha, jo vetëm te tifozët në stadium, por në gjithë futbollin spanjoll.

Frika lidhet edhe me faktin se brenda 50 ditësh nis një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për Spanjën, ku Yamal konsiderohet një nga figurat kyçe. Megjithatë, mjekët kërkojnë qetësi. Lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve në Barcelonë, ndërsa specialistët theksojnë se duhet të priten rreth 48 orë për një diagnozë të saktë, për shkak të mundësisë së gjakderdhjes së brendshme që mund të ndikojë në rezultatet fillestare.

Sipas vlerësimeve paraprake, dëmtimi mund të variojë nga një kontrakturë e thjeshtë,  skenari më optimist,  deri te një këputje muskulore. Në rastin e një dëmtimi më serioz, koha e rikuperimit ndryshon ndjeshëm:

Swiss Digital Desktop Reklama

Këputje e lehtë: 1 deri në 3 javë

Swiss Digital Mobile Reklama

Këputje e mesme: 3 javë deri në 2 muaj

Këputje e rëndë: 2 deri në 6 muaj, me mundësi ndërhyrjeje kirurgjikale

Një rast i ngjashëm ishte ai i Kevin De Bruyne, i cili humbi mbi katër muaj pas një dëmtimi të tillë. Ekspertët theksojnë se jo vetëm shkalla e dëmtimit është vendimtare, por edhe vendndodhja e tij. Dëmtimet në pjesën muskulore kanë prognozë më të mirë, ndërsa ato në zonën mes muskulit dhe tendinit apo në vetë tendinin kërkojnë më shumë kohë rikuperimi.

Gjithsesi, ka edhe elementë që japin shpresë: fakti që Yamal arriti të bëjë disa hapa para se të binte në tokë mund të tregojë se nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, pasi zakonisht këto lloj dëmtimesh e bëjnë të pamundur qëndrimin në këmbë.

Diagnoza përfundimtare pritet në orët në vijim, ndërsa te Barcelona dhe përfaqësuesja spanjolle mbizotëron një pritje e tensionuar për gjendjen e një prej talenteve më premtuese të futbollit europian.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?