FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

36 persona të vdekur, Ronaldo ka një mesazh prekës

Portugalia po përjeton ditë shumë të vështira. 36 persona kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë pyjet në pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Një situatë që nuk mund të mos e prekë Cristiano Ronaldo-n. Ylli portugez i Real Madrid-it ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter duke shprehur mbështetjen për familjarët dhe miqtë e viktimave të zjarrit, që gjithashtu ka prekur edhe Spanjën.

Në mesazhin e tij katër herë fituesi i “Topit të Artë” ka vlerësuar edhe punën e bërë nga zjarrfikësit: “Nuk mund të qëndrosh indiferent ndaj kësaj tragjedie. I shpreh solidaritetin familjeve dhe miqve të viktimave. Mbështetje e plotë ndaj zjarrfikësve që rrezikojnë jetën për të ndihmuar sa më mirë të jetë e mundur”. Të lënduarit e fundit raportohet të jetë 63, 16 prej të cilëve në gjendje të rëndë, shkruan telesport.

Edhe në qershor, Portugalia u përball me situatën më vrasëse për shkak të zjarreve në historinë e saj. Flakët përfshinë zonën e Pedrogao Grande, në qendër të vendit, duke lënë pas 64 të vdekur dhe më shumë se 250 të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?