FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

5 avionë dhe 2 anije në kërkim të avionit të humbur me sulmuesin argjentinas në të

Një tragjedi ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti argjentinas, Emiliano Salah,mendohet se ka pësuar një aksident në avionin privat, ku ndodhej së bashku me një pilot në Kanalin Anglizë. Autoritetet franceze kanë konfirmuar se në bordin e avionit ishte edhe futbollisti.

Avioni me dy vende po bënte rrugën nga Franca në Cardiff. Ai humbi nga radari 20 kilometra në veri të ishullit të Guernsey. Prej disa orësh janë duke u zhvilluar kërkime me anije dhe helikopterë kot.

Në orën dy të mëngjesit, kërkimi duhej të ndërpritej për shkak të rritjes së erës dhe dallgëve të shumta. Në mëngjesin e sotme ka nisur kërkimi me pesë avionë dhe dy anije shpëtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi 28-vjeçar kishte nënshkruar kontratën me klubin anglez, Cardiff City për shifrën e 17 milionë eurove. Të hënën, ai mori rrobat në qendrën stërvitore të Nantes për t’u kthyer në Uells, por ky udhëtim ka qenë tragjik për të. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?