5 ditë nga operimi, Marquez gati të garojë

E vetmja gjë që mungon në karrierën e Marc Marquez është një rikthim legjendar nga dëmtimi. Piloti spanjoll i MotoGP, është gati ta realizojë vetëm 5 ditë pas operimit të krahut të djathë.

6 herë kampioni i botës u aksidentua të dielën e kaluar, u operua ditën e martë dhe ditën e mërkurë u rikthye në shtëpi, kurse mëngjesin e kësaj të enjte erdhi dhe lajmi i pabesueshëm. ”Pas operacionit të suksesshëm të së martës, Marc Marquez rikthehet në Jerez”.

Faktori kyç i rikthimit të Marquez lidhet me faktin që fraktura nuk ka prekur nervin radial të krahut, çka e bën rekuperimin e dëmtimit shumë më të lehtë. Spanjolli u shfaq ndërsa u kthye nga operimi me krahun të fashuar dhe paraprakisht u mendua për një ndalesë të paktën 2-mujore të pilotit. Shumë prej mbështetësve të tij i tremben një rikthimi kaq të shpejtë, pasi një tjetër rrëzim mund t’i kushtojë sezonin spanjollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?