6 fitore radhazi dhe mbrojtje e hekurt, Interi është ekipi anti-Juve
Mbrëmjen e 18 shtatorit, Interi mori një fitore të madhe me përmbysje në minutën e 92-të ndaj Tottenham-it. Tri ditë pas disfatës turpëruese kundër Parmës, Vecino i dha fitoren Interit në ndeshjen e dytë të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve. Që atëherë, Interi i Spallettit duket se ka mësuar nga tronditja e fillimit të sezonit, duke marrë edhe gjashtë fitore radhazi në kampionat. Këto triumfe kanë ardhur me pragmatizëm ndaj Fiorentinës dhe SPAL, të tjerat me vuajtje ndaj Sampdorias dhe në derbin e Madoninës, ndërsa nuk kanë munguar edhe ato bindës në planin e lojës, si kundër Cagliarit dhe sidomos ndaj Lazios.
Kundër bardhekaltërve, në fakt, ndoshta pamë Interin më të mirë të këtij sezoni: të aftë për të shkatërruar një konkurrent direkt për një vend në Ligën e Kampionëve, veçanërisht në pjesën e parë, kur Lazio e pa veten më në vështirësi se kurrë. Më i spikaturi te zikaltërit si gjithmonë është kapiteni Mauro Icardi, i cili shënoi dopietë.Sulmuesi argjentinas, më në fund është bërë i njohur edhe në nivelin europian. Spikati edhe Marcelo Brozovic, i cili, përveç golit ndaj Lazios, tregoi se është një katalizator në “dhomën e kontrollit” të lojës zikaltër. E gjitha kjo, pa harruar soliditetin e paprecedentë mbrojtës, duke pasur parasysh se Interi aktualisht ka pësuar vetëm 6 gola në 10 javë kampionat.
Më pak se çdo ekip tjetër në Seria A, duke përfshirë edhe Juventusin. Kjo është arsyeja pse në këtë kampionat, Interi po e përvijon veten dukshëm si rivali i vetëm për titull i Juventusit. Dhe jo vetëm për lidhjen me vendin e dytë aktualisht, që e ndan me Napolin. Në javët e ardhshme, Interi duhet të njoftojë nënshkrimin me Giuseppe Marotta, drejtues i sprovuar në Seria A, që vjen nga Juventusi pas shtatë titujsh kampioni radhazi. Një hap i mëtejshëm, që përpiqet të kthejë zikaltrit në krye të futbollit italian, por pa nisur me proklamime të mëdha. Spalleti ësht një garanci për klubin zikaltër në kampionat për të bërë mirë në Champions dhe për të shkuar sa më lart në tabelën e renditjes në Seria A. Elementët tek zikaltërit janë shumë premtues, mbetet ta zbulojmë me kalimin e kohës se deri ku do të shkojnë.
KOHA JONË SONDAZH

