FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

74 vjetori i themelimit, Partizani poston videon emocionuese

Si sot 74 vite më parë (04.02.1946) u themelua klubi i futbollit “Partizani”, një emër i madh i sportit shqiptar, që ka shkruar historinë e këtij sporti ndër dekada me trofe të shumtë, duke fituar simpatinë e tifozëve anembanë vendin.

Në këtë përvjetor të të kuqve, klubi kryeqytetas ka postuar një klip të shkurtër duke evokuar sukseset që ka arritur kjo skuadër në 74 vite histori.

Postimi i Partizanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“74 Vite Histori , Pasion, Krenari. Dekada të mbushura me Triumfe dhe Lavdi. 4 Shkurt 1946 data e krijimit të klubit Legjendar, protagonist absolut në futbollin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

?16 Tituj Kampion

?15 Kupa të Shqipërisë

? 3 SuperKupa të Shqipërisë

? 1 Kupë Ballkanike

Titulli “Nderi Kombit”

Titulli “Legjenda Futbollit Shqiptar”

Këto dhe shumë trofe të tjerë e konfirmojnë FK PARTIZANI, një prej Klubeve emblemë të futbollit shqiptar dhe ndërkombëtar. Skuadra Legjendë me tifozerinë më të madhe në të gjithë vendin.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?