9 fitore në 9 ndeshje, Tirana me Egbo-n është skuadër perfekte (VIDEO-LAJM)

Tirana është një makineri që funksionon në perfeksion nën drejtimin e Emanuel Egbo. Strategu nigerian është kthyer në një magjistar të vërtet për ekipin kryeqytetas. Nën drejtimin e tij ka arritur plotë 9 fitore në 9 ndeshje, duke përfshirë duelet e kampionatit dhe të Kupës.

Egbo mori drejtimin e Tiranës më 13 dhjetor në mënyrë provizore, ndërkohë që mori konfirmimin si trajner i parë vetëm në fillim të janarit. Gjatë kësaj periudhë 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë shënuar 22 gola dhe kanë pësuar vetëm 6.

Edhe pse u ka dhënë mundësinë shumë të rinjve që të aktivohen në ndeshjet e Kupës, sërish Tirana arriti që të kalonte me lehtësi Kastriotin. Kalendari nuk flet në favor të skuadrës së Egbo në duelet e radhës, teksa duhet të testojë forcat ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tri ndeshje nga ku do të kuptohet edhe forca e vërtetë e kësaj Tirane që ka njohur një rritje të madhe në dy muajt e fundit. Një përmirësim i dukshëm edhe në mentalitetin drejtues në këtë periudhë, teksa më parë Ahmataj shfaqi pakënaqësi për ndërhyrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Synimi i radhës i nigerianit është thyerja e rekordit të Startovës në sezonin 2014-2015 ku arriti 7 fitore radhazi në kampionat. Një fitore e mundshme në fundjavë ndaj Skënderbeut do të sillte edhe arritjen e këtij objektivi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?