FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Lautaros: Mungesë respekti nëse flitet për ofertë nga Barcelona!

Në merkaton e verës u fol gjatë për një kalim të tij te Barcelona, por Lautaro Martinez qëndroi në Milano dhe e ka nisur sezonin e ri mjaft mirë me Interin, pasi ka shënuar në të tre përballjet e para zyrtare të zikaltërve.

Sulmuesi argjentinas është aktualisht në grumbullim me përfaqësuesen celeste dhe të enjten pritet të rikthehet në Itali për derbin e Milanos, ndërsa menaxheri i tij Rolando Zarate deklaroi se Lautaro është shumë i lumtur që qëndroi te Interi.

“Lautaro ndihet shumë mirë në Milano dhe shumë i lumtur që qëndroi te Interi. Të flasësh tani për oferta të Barcelonës është mungesë respekti ndaj klubit që solli futbollistin në Europë. Lautaro është i përqendruar të bëjë sa më mirë me zikaltrit, ndërsa së shpejti kemi planifikuar të diskutojmë rinovimin e kontratës”, u shpreh Zarate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?