FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agnelli hedhë poshtë idenë Conte, tani pret takimin me Allegrin

Zhvillime të reja në shtëpinë e Juventusit. Presidenti Andrea Agnelli ka ndaluar tratativat për të sjellë në krye të pankinës Antonio Conten. Një tratativë që avancoi shumë mbrëmjen e djeshme, pasi ish-trajneri i njohur arriti akordin verbal me Pavel Nedved për një kontratë 3-vjeçare.

Me zëvendës-presidentin, Conte arriti një pakt për tre sezone, nga e cila do të përfitonte më pak se tek Chelsea, 8 milionë euro nga 9 që merrte në Londër.

Për të frenuar strategun nga Lecce ka menduar presidenti, i cili ende nuk e ka vendosur për të ardhmen, ndaj dhe do të zhvillojë një takim me Allegrin për të përcaktuar të ardhmen e këtij të fundit. Në orët e fundit ka dalë në skenë edhe pista Didier Deschamps. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?