Agnelli ‘kërcënon’: Do vazhdojmë suksesin, kthehemi më të fortë
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli këmbëngul se nuk do të tërhiqet por do të vazhdojë të kërkojë suksesin.
Në një intervistë për “Tuttosport”, Agnelli nënvizoi se “Zonja e Vjetër” do të vazhdojë të mbetet konkurrente jo vetëm në Serie A por edhe në kompeticionet evropiane, shkruan “Football-Italia”.
“Ajo që është ndërtuar në shtatë vitet e mia të para është vetëm themeli për sukseset tona të ardhshme. Juveja ime sapo ka filluar. Nuk është e vërtetë se Serie A është vetëm një stërvitje, pasi unë shpresoj se klubet e Milanit mund të na sfidojnë përsëri. Humbja në finalen e Champions League? Më vjen keq për Cardiffin, por një sezon nuk mund të gjykohet në 20 minuta”, u shpreh ai.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

