Agostineli i thur elozhe, Lacio blindon Strakoshën për 5 vite

Performancat e shkëlqyera që bëri në këtë sezon të kampionatit italian arritën kulmin me finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Strakosha ishte më i miri për ekipin e Lacios, por kjo nuk mjaftoi për t’i dhënë trofeun skuadrës së tij.Higuain

Përmbysja – Një vit më parë ishte portieri i katërt i Lacios, sepse përballë kishte Marketin, Berishën dhe Vargiçin, por tani e sheh veten i pari në hierarkinë e Lacios.strakosha

Me Marketin e dëmtuar dhe Berishën e larguar, Tomasi arriti të kapte vendin e titullarit duke e mbajtur fort falë performancave të mira dhe elozheve nga mediat italiane. Inzagi e njihte mirë, sepse kishte punuar me të tek të rinjtë dhe kjo e ndihmoi shumë shqiptarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rinovimi- “Gazzetta Dello Sport” shkruan se drejtuesit e Lacios dhe portieri kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fundin e këtij sezoni. Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian edhe për pesë vitet e ardhshme dhe paga e tij me mundësi do të dyfishohet.strakosha

Swiss Digital Mobile Reklama

Agostineli- Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, Andrea Agostineli, i thuri elozhe pas ndeshjes me Juventusin. “Ishte më i miri në fushën e lojës dhe më vjen keq që Lacio nuk fitoi”, ka thënë trajneri italian

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?