Akanji mbetet objektivi i madh i Interit për mbrojtjen, ja pengesa

Dortmund's Swiss defender Manuel Akanji plays the ball during the German first division Bundesliga football match 1 FC Union Berlin v BVB Borussia Dortmund in Berlin, on February 13, 2022. - DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by Ronny Hartmann / AFP) / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by RONNY HARTMANN/AFP via Getty Images)

Interi duhet të bëjë edhe një goditje të fundit në merkato për zëvendësuesin e De Vrij, po problemi më i madh për zikaltërit në këto momente është mungesa e parave.

Drejtori sportiv, Beppe Marotta shpreson që zvicerani i Borussia Dortmund, Manuel Akanji, kontrata e të cilit skadon në vitin tjetër të jetë lojtari që do të plotësojë skuadrën e Inzaghit edhe pse për ta shkëputur nga gjermanët nevojiten 20 milionë euro. Dëshira e lojtarit për të ndryshuar ambient mund ta shtyjë Borussian të ulet në tavolinë edhe për një shumë më të vogël pasi 20 milionë euro.

Një mundësi është edhe huazimi me detyrim blerje nga ana e Interit në fund të sezonit të ardhshëm por përsëri problem mbetet vlera e kartonit. Alternativa e zviceranit është mbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi që e njeh mjaft mirë kampionatin italian dhe trajnerin Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?