Aksidenti në “Silveston”, plas “lufta” mes Ferrarit dhe Mercedezit
Nuk ka të ndalur dueli në distancë mes Ferrarit dhe Mercedezit. Shkak për akuzat e radhës është bërë ai kontakt mes Ferrarit të Kimi Raikkonen dhe Mercedezit të Lewis Hamilton në pistën e ” Silverstone”.
“A ishte kjo e qëllimshme apo paaftësi?”-tha shefi i Mercedes, Toto Wolff, duke ndezur zjarrin.
Kësaj pyetjeje, i është përgjigjur drejtori sportiv i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, që për mikrofonin e “Sky Italia” e ka quajtur deklaratën e homologut të tij si turp.
“Kush është i paaftë Kimi. Kush është ai që të gjykojë se çfarë po bëjnë shoferët në veturë. Nëse ai vërtet ka thënë diçka të tillë, ai duhet të ketë turp. Allison ka punuar në Maranello për shumë vite, por tani jemi këtu në Angli duke e mësuar atë të jetë një zotëri. Unë e pranoj atë nga Jacques Villeneuve sepse ai ishte një shofer, por ky djalë?”
Christian Horner i Red Bull tha se është e qartë se “tensioni” midis dy ekipeve të lartë po e drejton kampionatin drejt një lufte të fortë.
“Kur ta keni tensionin në rritje, spekulimet janë të pashmangshme kur ndodhin këto incidente. Por unë besoj se kjo nuk është asgjë më shumë se një incident. Do të habitem nëse do të kishte ndonjë gjë tjetër apo nëse Kimi është ai lloj shoferi”.
Sidoqoftë, kryetari i ekipit Mercedes, Niki Lauda komentoi: “Aksidenti ishte i padrejtë, ishte hera e dytë që Ferrari na goditi në këndin e parë.
Kampionati vazhdon me fundjavën e ardhshme me Grand Prix gjerman.
KOHA JONË SONDAZH

