Gara për Bashkinë, Rama mbledh socialistët e Tiranës një ditë pasi Veliaj shkarkoi Ristanin
Kryeministri Edi Rama prej orës orën 11:00 ka nisur një takim pune me drejtuesit politikë dhe deputetët socialistë të Tiranës. Takimi mbahet në një prej restoranteve në periferi të kryeqytetit dhe ka në qendër organizimin dhe qasjen e re të Partisë Socialiste ndaj qytetarëve.
Mbledhja vjen pas një serie takimesh të zhvilluara nga Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së, në kuadër të strategjisë së re të partisë për komunikimin dhe angazhimin me qytetarët, ndërsa vendi po i afrohet zgjedhjeve lokale të vitit 2027.
Takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm për politikën vendore në Tiranë. Vetëm një ditë më parë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, la Bashkinë e Tiranës pa një kryetar të komanduar, pasi i hoqi delegimin Anuela Ristanit, kjo duke shtuar pikëpyetjet mbi drejtimin e institucionit dhe zhvillimet e ardhshme politike.
Në të njëjtën kohë, brenda Partisë Socialiste ka nisur diskutimi për emrin që do të përfaqësojë forcën qeverisëse në garën për Bashkinë e Tiranës në vitin 2027. Mes emrave të përfolur është Ogerta Manastirliu, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur publikisht gatishmërinë për të hyrë në garë.
Braçe ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që kandidati i PS-së për Tiranën të përcaktohet përmes një procesi konkurrues brenda partisë, duke e cilësuar garën si një mënyrë për të zgjedhur kandidatin më të përshtatshëm për të përfaqësuar socialistët në zgjedhjet lokale.
KOHA JONË SONDAZH

