FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuza të rënda për Ronaldo-n, pagoi 375 mijë euro për të mbyllur çështjen e përdhunimit

Cristiano Ronaldo nuk i ka aspak mirë punët. Ylli portugez akuzohet se ka paguar 375 mijë dollarë për t’i ‘mbyllur gojën’ një vajze 20 vjeçare pasi pretendohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”. Revista në fjalë i referohet raportit të cituar nga “Football Leaks”, hetimi ndërkombëtar që publikon shpesh aferat tronditëse në botën e futbollit. “Der Spiegel” raporton se ngjarja ka ndodhur më 13 qershor 2009 në një hotel luksoz në Las Vegas, ku Cristiano Ronaldo ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër pa dëshirën e saj.
Untitled
Por, sipas revistës gjermane, skandali thellohet edhe më tej, pasi sulmuesi i Real Madrid ka paguar 375 mijë dollarë për të mbyllur çështjen në fjalë, shumë financiare kjo që ka shkuar në favor të viktimës si kompensim ndaj saj.

“Der Spiegel” shkruan se zotëron edhe emrin të viktimës, por ende nuk e ka bërë atë publike. Avokati i Cristiano Ronaldo-s, Johannes Kreile ka deklaruar se këto janë thashetheme që ngrihen shpesh për të dëmtuar imazhin e klientit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë mbetet për t’u mësuar se çfarë prapaskenash fshihen pas këtij lajmi…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?