Akuzat e rënda të presidentit të Fiorentinës: Juvja s’ka nevojë për ndihmën nga arbitrat!
Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso ishte në tribunën e “Allianz Stadium” për të ndjekur sfidën ndaj Juventusit, ndërsa në përfundim nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj vendimeve të arbitrit Pasqua për penalltinë e dytë. Sipas tij Juventusi nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave që të fitojë.
“Në 6 muaj te Fiorentina nuk kam folur asnjëherë për arbitrat, por ata nuk mund të vendosin ndeshjet, ashtu siç bënë sot. Juventusi është e fortë dhe ka një “artileri” lojtarësh rreth 350 milionë euro, ndaj ta lëmë të fitojë në fushë, sepse nuk ka nevojë për favore të tilla.
Penalltia e parë edhe qëndron, por e dyta ishte skandaloze dhe mbylli ndeshjen në momentin më të mirë tonin. E di që mund të gjobitem për këto deklarata dhe jam gati të paguaj, por Juve duhet të fitojë në fushë, jo me favore të tilla”, deklaroi Commisso.
KOHA JONË SONDAZH

