Akuzat për favorizim nga UEFA, PSG reagon: Kemi respektuar rregullat
Paris Saint Germain ka reaguar zyrtarisht në lidhje me akuzat që janë bërë publike nga “Der Spigel”, ku mendohet se janë favorizuar nga UEFA dhe në këtë mes ka faji edhe Michel Platini. PSG dhe Manchester City akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet e “Fair Playit Financiar”.
“Paris Saint-Germain gjithmonë ka vepruar në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga institucionet sportive. Klubi ynë ka respektuar gjithmonë, në mënyrë strikte, të gjitha ligjet dhe rregulloret e aplikueshme dhe në mënyrë të vendosur mohon pretendimet e publikuara nga Mediapart për UEFA dhe për publikun e gjerë, që nga viti 2014.
Në vitin 2014, UEFA konfirmoi se kontrata jonë me Autoritetin e Turizmit të Katarit ishte e ligjshme. Parimi i kësaj kontrate është i thjeshtë: sot, rezultatet pozitive të PSG janë sistematikisht të lidhura me Katarin. Sa i përket “fair play financiar”, PSG ka qenë një nga klubet më të audituara dhe të kontrolluara në histori.
Përveç audituesve të vet, KPMG dhe pastaj PWC, klubi ka pritur në selinë e vet disa auditues të mandatuar nga autoritetet e futbollit. Gjatë këtyre shtatë viteve të fundit, këta revizorë kanë përfituar gjithmonë nga informacione të plota mbi llogaritë dhe kontratat e klubit”, shkruhet nw reagimin e klubit francez.
KOHA JONË SONDAZH

