FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Al-Khelaifi i pakënaqur me PSG-në, kërkohet shkarkimi i trajnerit. Ja kandidatët…

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi është shumë i zhgënjyer me lojën e ekipit të tij që vjen nga dy disfata të njëpasnjëshme në kampionat dhe Champions.

Me shumë gjasa trajneri Unay Emery nuk do të qëndrojë edhe shumë gjatë në stolin e PSG, shkruan “Tuttosport”

Ditën e sotme është e përditshmja franceze “L’Equipe” e cila shkruan se tekniku spanjoll mund të zëvendësohet në janar pavarësisht se është në krye të Ligue 1 dhe mori vendin e parë në grupet e Championsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata duket se rëndohet edhe më shumë nga konfliktet dhe grindjet mes lojtarëve. Kujtojmë episodin mes Neymar dhe Cavanit në fillim të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesin e kandidatëve për stolin e PSG-së po studiohen: Massimiliano Allegri , Diego Simeone, Antonio Conte dhe Jose Mourinho.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?